BRITANI E MADHE

Ditën e djeshme aktori i njohur George Clooney ka mbrojtur bashkëshorten e princ Harry-it Meghan. Ai në një intervistë për revistën amerikane ‘Who’ sulmoi mediat të cilat ngacmojnë dhe nuk lënë të qetë një grua në muajin e shtatë të shtatzenise. Ai përndjekjen e mediave ndaj dukeshës së Susexx e quajti të njëjtë me atë që i bëhej dikur princeshës Diana.

“Është një femër 7 muajshe shtatzënë dhe persekutohet e ndiqet nga pas kudo, flitet gjithmonë për jetën e saj dhe për të kaluarën e saj. Historia përsëritet dhe të gjithë e dimë si përfundoi ajo e Dianës”- ka thënë aktori i njohur.

Rs 634x1125 190213095925 Samantha Markle Tweet

Clooney përmendi dhe letrën që thuhet se Meghan i ka dërguar babait të saj, duke iu lutur që ai të qëndrojë sa më larg mediave. Kjo deklaratë e aktorit, nuk është pritur shumë mirë nga motra e dukeshës, Samantha Markle. Ajo ka reaguar menjëherë me një status thumbuese në ‘Twitter’.

“Hej Clooney i vetmuar gruaja juaj avokate nuk ju ka mësuar të mos bëni deklarata pa pasur fakte për atë që flisni”- shkruante ajo. “Unë dyshoj që George Clooney të largohet nga mamaja e tij për asnjë arsye të ligjshme. Rri i qetë, Georgie”, ka shtuar ajo më tej. Ndërkohë deri më tani aktori i njohur nuk ka reaguar ndaj statusit thumbues të Samantha Markle.

Në media e kemi parë shpesh që motra e Meghan e sulmon aq shumë atë dhe bën gjithmonë deklarata për mediat në lidhje me dukeshën. Sipas të dhënave, Samantha Markle deri më tani ka fituar nga mediat mbi 100 milionë dollarë. Para se ajo të bëjë një deklaratë ju vendos mediave një shifër të caktuar parash dhe menjëherë pasi përfundon fjalët ajo paguhet. Raportet tregojnë se fitimi i saj do të shtohet edhe më shumë pasi të vijë në jetë fëmija i parë i dukeshës dhe princit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb