George Clooney ka zbuluar se dikur refuzoi 35 milionë dollarë për vetëm një ditë punë për një reklamë të një linje ajrore. Clooney u pyet nga ‘Guardian’ për filmin e tij të ardhshëm “The Tender Bar” dhe nëse ai mendon se ka “para të mjaftueshme tani”, para se të rrëfente historinë.

“Epo, po. Më ofruan 35 milionë dollarë për një ditë pune për një reklamë ajrore, por fola me gruan time për këtë dhe vendosëm që nuk ia vlen”, tha regjisori.

Duke aluduar për punën e gjatë të gruas së tij, Amal Clooney, në ligjin për të drejtat e njeriut, George shpjegoi se linja ajrore është e lidhur me “një vend që ndonjëherë është i diskutueshëm dhe kështu mendova se nuk ia vlen”.

Clooney shpjegoi gjithashtu pse ka zgjedhur të bëjë një hap pas nga aktrimi vitet e fundit.

“Shikoni, nuk kam pse të aktroj. Unë dhe gruaja ime e bëmë këtë bisedë kur mbusha 60 vjeç këtë verë. Unë thashë: ‘Ne të dy e duam atë që bëjmë, por ne duhet të sigurohemi që të mos përfshihemi më shumë se ç’duhet. Pra, me pak fjalë, ne duhet të sigurohemi që të jetojmë jetën tonë.”

Epo, ai është George Clooney dhe ia ka arritur kësaj dite!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb