Nga fëmijët sirian pa shtëpi, pa harruar çështjen e Sudanit, George Clooney është gjithmonë i impenjuar aktivisht dhe ekonomikisht në çështjet sociale.
Por ylli i Hollywood-it nuk harron as edhe ata që janë pranë tij, sidomos miqtë që e kanë ndihmuar në fillimet e tij, kur ishte në vështirësi.

Rreth 14 prej tyre aktori i hollywood-it i ka dhuruar 1 milion dollarë secilit, si dhe i ka paguar borxhet që kishin në shenjë mirënjohjeje.

Këto episode i përkasin katër viteve më parë dhe janë treguar nga Rande Gerber, bashkëshort i Cindy Crawford, mik shumë i ngushtë i aktorit si dhe ortak në disa biznese me Clooney.

Aktori dhe Gerber janë pjesë e një grupi miqsh të quajtur ‘The Boys’ dhe një ditë George i ka ftuar të gjithë në shtëpinë e tij në Los Angeles.
Të ftuarit kanë gjetur në tavolinat e tyre një valixhe ku secila kishte brenda 1 milion dollarë, si rikompensim që e kanë ndihmuar në fillimet e tij si aktor.

Clooney gjithashtu i kishte shlyer atyre që kishin borxhet.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb