Ëndërroni të shkoni për drekë me George Clooney dhe Amal? Ndoshta pikërisht në vilën e tyre në liqenin e Comos? Ky ankand është për ju.
Aktori amerikan dhe bashkëshortja e tij kanë njoftuar se kanë nisur një garë për ata që duan të fitojnë një dreke me çiftin më glamour të momentit.
Për të marrë pjesë mjafton të bëni një donacion në favor të Clooney Foundation, që ka për qëllim luftën ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në botë.

Mjafton të klikosh në platformën Omaze dhe të bësh veprimet për donacionin. Në të vërtetë është e mundur të marrësh pjesë edhe pa dhënë para, por George e ka shumë për zemër fondacionin e tij dhe mund të jetë e pakëndshme të mos japësh një kontribut.

Fansave të divit Hollywoodian në Itali dhe në disa vende u është përjashtuar pjesëmarrja.
Për të huajt, së bashku me cocktailin me bazë sallame dhe verëra, parashikohet edhe fluturimi dhe hoteli me katër yje.
Videoja e George që i fton në shtëpinë e tij është shumë bindëse. Takimi është për në mes të korrikut, kështu që përpiquni të jeni i lirë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: