SHBA

Ish-oficeri i policisë së Minneapolis Derek Chauvin që vuri gjurin në qafën e George Floyd u akuzua për vrasje të shkallës së dytë, teksa tre oficerët e tjerë prezent në ngjarje gjatë vrasjes së Floyd u akuzuan për ndihmë dhe nxitje, sipas dokumenteve të gjykatës së Minesotës. Ish- polici akuzohet për vrasje me dashje pa paramendim.

Njoftimi zyrtar i Prokurorit të Përgjithshëm të Minesota, Keith Ellison, për akuzat pritet të vijë të mërkurën e ardhshme. Vrasja ka ngjallur protesta mbarëkombëtare që bëjnë thirrje për përfundimin e dhunës policore kundër personave me ngjyrë, raporton CNN.

Derek Chauvin, i cili e kishte vënë gjurin në qafën e viktimës për gati nëntë minuta, më parë ishte akuzuar për vrasje të shkallës së tretë.

Në akuzën e re për vrasje të shkallës së dytë thuhet se ai e vrau Floydin “pa qëllim që të shkaktojë vdekjen e ndonjë personi. Për vrasjen e 46-vjeçarit akuzohet dhe tre policë të tjerë të tjerë që ishin të pranishëm në ngjarje, Aleksander Kueng Thomas Lane dhe Tou Thao

Ish-polici akuzohet për vrasje të shkallës së dytë dhe rrezikon të dënohet deri në 40 vjet burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb