SHBA – Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush, është dërguar në një spital në Hjuston të Teksasit, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Zëdhënësi i tij, Jim McGrath, ka njoftuar përmes një deklarate, se 90-vjeçari është dërguar në spital pasi ka patur probleme me frymëmarrjen. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e ish-presidentit është nën kontroll.

Bush ka kaluar gati dy muaj në spital, në janar të vitit 2013, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: