Një ditë ai do të bëhet Mbret, por për momentin George i vogël gëzon një fëmijëri normale (sipas dëshirës së nënës Kate Middleton dhe babait William). Në ditëlindjen e tij të nëntë, djali i madh i Dukës së Kembrixhit feston me foton e re, tashmë rituale e publikuar në rrjetet sociale. Një imazh që përcjell gëzim dhe qetësi, me fëmijën e qeshur buzë detit.

Ka qenë Kate Middleton, ajo që ka bërë foton për të festuar ditëlindjen e George. Fotoja daton në ditët e para të korrikut dhe është realizuar gjatë një pushimi në plazh me familjen.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në ngjarjet zyrtare të muajve të fundit, Princi është përpjekur shumë të mbajë qëndrim serioz edhe pse jo gjithmonë ja ka arritur. Ndërsa në breg të detit, ai më në fund mund të lërë të shpërthejë gjithë lumturia e tij në një buzëqeshje të parezistueshme që nëna e tij është gati ta përjetësojë.

Për George do të ketë festa familjare, ndoshta larg Londrës. Ndryshime të mëdha janë planifikuar për në shtator. Familja do të zhvendoset në Windsor dhe ai dhe motra e tij Charlotte do të ndryshojnë shkollën, ndërsa Louis do të fillojë kopshtin e fëmijëve. Por vera është ende e gjatë dhe do të ketë shumë mundësi për t’u argëtuar.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: