Një 19-vjeçare në SHBA, Ivy Ziedrich është konfrontuar me Jeb Bush, i cili po promovon kandidaturën për President. Duke iu referuat ish-presidentit George W. Bush, e reja i tha Jeb Bushit se “Vëllai yt krijoi ISIS-in”.

“A është kjo një pyetje”, iu përgjigj Bush.

Bush tha se respekton mendimin ndryshe duke i shpjeguar pastaj gjithë ngjarjet në Irak dhe sulmet e al-Qaeda, shkruan “Express”.

George W. Bush ishte Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: