“Pushime me dashuri” shkruan Cristiano Ronaldo duke përmbledhur aventurën e re familjare me pak fjalë dhe shumë thjeshtësi. Ai dhe Georgina Rodriguez u larguan me të gjithë fëmijët për disa ditë relaksi në një destinacion të panjohur. E teksa futbollisti dokumenton drekën me partneren dhe fëmijët në rrjetet sociale, ajo poston pamjet nga avioni privat, teksa mban në krahë të porsalindurin Bella Esmeralda.


Ishte një kohë shumë e vështirë për Georgina dhe Cristiano, të cilëve iu desh të përballeshin me humbjen e një foshnjeje në momentin e lindjes. Dalëngadalë çifti përpiqet t’i rikthehet normalitetit, mbi të gjitha edhe për pesë fëmijët e tjerë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në aeroplan, i nisur drejt një destinacioni të panjohur, ata kënaqen me përkëdhelje dhe buzëqeshje. Georgina ushqen me gji Bella Esmeraldën dhe rrëmben vëmendjen e Mateos dhe Alana Martinës, ndërsa babai i përkushtohet fëmijëve me dashuri.


Në destinacionin e tyre, ata shijojnë një drekë të këndshme familjare në kopsht nën hijen e palmave. Tavolina është shtruar dhe të vegjlit po argëtohen. Rodriguez dhe Ronaldo buzëqeshin, gati për të nisur një aventurë të re së bashku.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb