Javën e kaluar kur Georgina Rodriguez shkoi me fëmijët në mal e veshur me Decathlon u mendua se ajo ishte veshur me veshje low cost.
Me një pasuri rreth 290 milion euro, askush nuk habitet për luksin në familjen e Cr7.

Edhe pse veshja e Georginës në mal ju duk të gjithëve e lirë dhe e çuditshme, jashtë nga mënyra e tyre e jetesës, pizhamat 2700 euro, që e fejuara e futbollistit të famshëm kishte veshur, për t’i uruar natën e mirë ndjekësve të saj të Instagram është perfekte me stilin e tyre të jetesës.

Modeli i Louis Vuitton, i karakterizuar nga stampa monogram all-over të brandit dhe fotoja e modeles ka marrë mijëra pëlqime.
“Buenas noches”, shkruan Georgina Rodriguez në Instagram, teksa merr poza veshur me rrobat e gjumit, super te shtrenjta.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb