Lidhja e tyre bëri shumë bujë për vetë faktin se ishte i përfshirë fituesi i katër herë “Topit të Artë” Cristiano Ronaldo. Gjithsesi ngjarjet që pasuan më pas u transmetuan nga të gjithë mediat dhe kjo jo pa arsye.

Në fillim daljet fshehurazi dhe maskimet e Ronaldos për të takuar Georgina Rogriguez dhe më pas pushimi nga punae bukuroshes nga dyqani ku punonte sepse e ndiqnin mediat gjatë gjithë kohës, ishte disa ngjarje që bënë bujë.

Tashmë pas pak kohe të deklaruar bashkë, hije dyshimi hidhen për lidhjen e tyre. Rodriguez së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shihet e shtrirë dhe përqafuar me një person të panjohur që mendohet të jetë shoku i saj i ngushtë.
auto_geooo_1484908101-6804031484915276
Kaq ka mjaftuar që mediat të hamendësojnë një krisje marrdhëniesh ndërmjet tyre. Në fakt nuk është shumë për t’u habitur pasi Cristiano Ronaldo shquhet për të tilla levizje.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb