Georgina Rodriguez është një nënë mjaft e përkushtuar. Shpesh ajo shihet nën shoqërinë e fëmijëve.

Modelja spanjolle dukej e mrekullueshme teksa pozoi për një seri fotografish në Instagram me një fustan ngjyrë portokalli me Cristiano Ronaldo Jr dhe vajzat Eva, dhe Alana Martina.

Georgina ka kaluar kohë me familjen e saj pas lindjes së vajzës Bella gjashtë javë më parë.

Modelja dukej elegante me fustanin e saj teksa pozonte në ballkonin e hotelit Pestana CR7 në Madrid.

Ajo u tha ndjekësve të saj se kishin shijuar një “darkë të mrekullueshme në hotelin më të mirë në Madrid me pamjet më të mira, shoqërinë më të mirë dhe ne përfunduam një pasdite kaq të veçantë në teatër duke parë ‘Lion King’”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb