Teksa kombëtarja e Portugalisë do të luajë kundër Zvicrës nesër, Gerorgina Rodriguez ka arritur sërish të “vjedhë” vëmendjen ndaj partnerit të saj Cristiano Ronaldo.Menjëherë pas mbërritjes së saj në Katar, Georgina ka mahnitur tifozët me daljen e saj më të fundit. E veshur me një fustan të zi dhe një palë çizme të gjata të bardha me takë të lartë, modelja 28-vjeçare ka arritur të tërheqë vëmendje të gjithëve. Po ashtu Georgina është raportuar të ketë vizituar ekspozitën “Forever Valentino” në Doha.

Vetë lajmin e ka bërë të ditur partnerja e CR7, ku ka publikuar foto në rrjetin social “Instagram” duke festuar kështu për 40 milionë ndjekës.
Kujtojmë që ndeshja do të luhet më datë 6 dhjetor, në orën 20:00, në fazën 1/16 të Kupës së Botës dhe Georgina do të jetë në tribunë për të mbështetur partnerin e saj Ronaldon dhe ekipin e Portugalisë.

555
555

Capture

Sss
Sss

Eee

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: