Pas shtyrjes së gjyqit për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre për çështjen Gërdeci, vjen një reagim nga nëna e një prej viktimave.

Zamira Durda, e cila humbi djalin e mitur nga shpërthimi në Gërdec, i ka kërkuar sot gjyqtares së çështjes vendimin e zbardhur për këtë çështje dhe që të bëhet palë në proces. Durda thekson se ka 15 vite që endet dyerve të gjykatave.

“Dua drejtësi për djalin tim. Zonja gjyqtare me jepni vendimin e zbardhur, pse nuk u pranova si pale ne proces. Kam 15 vite qe enden dyerve tuaja”, tha Zamira Durda në sallën e gjyqit. Avokati i familjes Durda, Dorian Matlija hodhi akuza ndaj Gjykatës së Posaçme, duke thënë se nuk i duan palë, pasi duan që t’i bien çështjes shkurt. Ai u shpreh se nuk ka ende një arsye përse GJKKO nuk i ka bërë palë në çështje.

Ishte data 15 mars, 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një “fabrikë” për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: