TIRANË

Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, paralajmëron se do të padisë për shpifje kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla lidhur me deklaratat e këtij të fundit për dosjen ‘Gërdeci’.

Përmes një postimi në facebook, Shkëlzen Berisha shkruan se as padite dhe për rrjedhojë llogjike e juridike as vendimi në fjalë nuk ka asnjë lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ndërsa thekson se për këto balla do të ketë mundësinë të sqarohet në Gjykatë.

Përmes një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, tha sot se vendimi i drejtësisë amerikane duhet të jetë një mësim i mirë për drejtësinë e re shqiptare, ndërsa kërkoi nga djali i ish kryeministrit të jetë i disponueshëm për t’u gjykuar e rihetuar për dosjen ‘Gërdeci’

Postimi i Plotë:

Vesi del me shpirtin

Me shume gjasa Tualetit vendimin e gjykates do ja kete lexuar miku i tij i shtepise, trafikanti i droges Edmond Bego.

Sic e kam thene shume qarte as padite dhe per rrjedhoje llogjike e juridike as vendimi ne fjale nuk ka asnje lidhje me tragjedine e Gerdecit. Por me qe Tualetin nuk ka sqarim qe e “shpelan”do te kete mundesine ta mesoje te verteten, si shume gjera te tjera, ne vete te pare ne gjykate.

Shpresoj qe aty mos mbrohet si ne gjyqet e tjera duke thene se “kaq dija kur fola, se nuk me kishin sqaruar”

Behu gati Tualet padi te reja te presin!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb