Dorian Matlija, avokati i familjes Durdaj, foli për News24 në lidhje me revokimin e vendimit të gjykatës për pushimin e çështjes lidhur me Fatmir Mediun dhe Gërdecin.

Ai ka bërë me dije se sot i është komunikuar përfundimi i hetimeve në lidhje me këtë çështje,, ndërsa ka shtuar se do të kërkojnë kohën e duhur për të vlerësuar veprimet e kryera dhe nëse do të bëjnë kërkesa të tjera apo jo.

“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durdaj që kërkoi të revokohej revokimi i vendimit të pushimit i Gjykatës së Lartë i 2009, kërkesë që u pranua dhe veprimi pasues është të bëhen gati materialet mbyllen hetimet dhe kalon në gjykatë. Në këto momente na është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe rezultatet si palë kërkuese, që janë në të ngjashme me ato të 2009, në atë pikë siç ishte çështja kur e pushoi GJL.

Dje i është komunikuar të pandehurit sot i komunikohet kërkuesve, kjo është procedura e bërë sot. Nuk kemi koment se si është bërë deri tani kjo pjesë, do kërkojmë kohë të shohim veprimet e kryera. Në ditët në vijim do shohim a do të kemi kërkesa nga i pandehuri, do vlerësojmë edhe ne mundësitë tona për të bërë lëresa apo memorie që do i shërbejnë gjykimit. Nuk jemi ende në një moment që mund të komentojmë shumë mbi këtë gjë, sot na është komunikuar përfundimi i hetimeve”, ka deklaruar ai.

Avokati ka deklaruar gjithashtu se nuk ka asnjë informacion nëse nga procesi hetimor ka apo jo dokumente të shtuara, pasi njohja me dosjen bëhet vetëm kur çështja të kalojë në gjykatë.

“Ne nuk na vihet në dispozicion dosja, vetëm kokluzioni i prokurorisë. Nuk jemi njohur me dosjen është diçka që ende nuk na jepet një e drejtë e tillë nga ligji. Kjo do jetë në momentin që palët do shkojnë në gjykatë, aty do shohim a kemi dokumente të reja. Kjo çështje nuk është një çështje e re, është një çështje e nisur në 2009, akuzë e komunikuar që në shkurt 2009 ndaj Mediut, po kjo akuzë rivitalizohet për shkak të revokimit të pushimit, është njëlloj si të jemi në pikën ku ishim në 2009”, tha avokati Matlija.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: