Gërhitja është një tingull i ngjirur dhe i vrazhdë që krijohet kur keni bllokim të pjesshëm të frymëmarrjes gjatë gjumit për shkak të një problemi të caktuar. Shpeshherë gërhitja mund të jetë tregues i problemeve serioze me shëndetin. Për më tepër, ajo mund të jetë shumë e bezdisshme për partnerin/partneren tuaj.

Më shumë se gjysma e të rriturve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre, shkruan “shëndeti”.

Gërhitja ndodh kur ajri kalon në indet e fytit dhe shkakton vibrim të tyre ndërsa merrni frymë, prandaj krijohet edhe ai tingulli karakterizues. Ndryshimi i mënyrës së jetesës, si rënia në peshë, shmangia e alkoolit para se të flini ose fjetja në një anë, mund të ndihmojnë në ndalimin e gërhitjes.

Simptomat

Gërhitja shpesh shoqërohet më çrregullim të gjumit, i quajtur apnea obstruktive e gjumit. Jo të gjithë ata që gërhasin kanë këtë çrregullim, por, nëse gërhitja shoqërohet me një nga simptomat e mëposhtme, është e këshillueshme të vizitoheni nga një mjek për të shmangur përkeqësime të mëtejshme:

Zhurmë gjatë fjetjes
Gjendje të përgjumur gjatë ditës
Vështirësi në përqendrim
Dhimbje koke në mëngjes
Dhimbje të fytit
Gjumë jo të qetë
Gulçime ose marrje fryme gjatë natës
Tension i lartë i gjakut
Dhimbje të kraharorit gjatë natës
Gërhitja juaj është aq e zhurmshëm sa keni ndërprerë gjumin e partnerit/partneres tuaj
Zgjoheni gjatë natës sepse është duke ju marrë fryma

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku
Paraqituni tek mjeku nëse keni një nga simptomat e lartpërmendura, pasi mund të jenë tregues nëse gërhitja shkaktohet nga një gjendje më e rëndë, siç është apnea obstruktive e gjumit. Konsultohuni më pediatrin nëse fëmija juaj gërhet, pasi edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea. Shkaktaret e apneas obstruktive të gjumit tek fëmijët mund të jenë: probleme me hundën dhe fytin, bajamet e zgjeruara, obeziteti i cili ngushton rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët.

Shkaqet
Shumë faktorë, si anatomia e gojës dhe sinuseve, konsumimi i alkoolit, alergjitë, gripi dhe pesha mund të shkaktojnë gërhitjen. Kur ju zë gjumi dhe vazhdoni nga një gjumë i lehtë në gjumë të rëndë, muskuli në kulmin e gojës, gjuha dhe fyti relaksohen. Indet e fytit relaksohen mjaftueshëm sa mund të bllokojnë pjesërisht rrugët e frymëmarrjes dhe dridhen. Sa më e ngushtë të jetë rruga e frymëmarrjes, aq me forcë bëhet frymënxjerrja. Kjo shkakton shtimin e vibrimit të indeve dhe atë gërhitjen e fuqishme.

Kushtet e mëposhtme mund të prekin rrugët e frymëmarrjes dhe shkaktojnë gërhitje:

Anatomia e gojës
Pasja e një qiellze të butë dhe të ulët sjell ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Njerëzit të cilët janë të shëndetshëm mund të kenë inde të tepërta në pjesën e prapme të fytit, ku mund të shkaktojnë edhe ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes. Gjithashtu, nëse pjesa trekëndore e indeve që varen nga qiellza e butë (uvula) është e zgjatur, mund të pengohet qarkullimi i ajrit dhe të shtohet dridhja.

Konsumimi i alkoolit
Gërhitja mund të shkaktohet edhe nga konsumimi i tepërt i alkoolit para gjumit. Alkooli relakson muskujt e fytit dhe ul mbrojtjen natyrale kundër bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes.

Probleme hundore
Bllokimi kronik i hundëve ose ndarja jo simetrike e tyre mund të ketë si pasojë gërhitjen.

Deprivimi i gjumit
Mos fjetja mjaftueshëm sjell relaksim të mëtejshëm të fytit.

Pozicioni kur flini
Gërhitja është më e vazhdueshme dhe e zhurmshme kur ju flini shtrirë me shpinë pasi sjell ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes.

Apnea obstruktive e gjumit
Gërhitja lidhet gjithashtu me apnean obstruktive të gjumit. Në këtë rast, indet e fytit bllokojnë rrugët e frymëmarrjes pjesërisht ose plotësisht duke ju penguar marrjen frymë lirisht. Apnea obstruktive e gjumit karakterizohet nga një gërhitje e zhurmshme e ndjekur nga periudha të shkurtra qetësie kur kemi ndalim të frymëmarrjes ose thuajse ndalim të saj.

Gradualisht, kjo pauzë në frymëmarrje mund të sinjalizojë zgjimin, mund të zgjoheni nga një gërhimë me zë të lartë ose tingull gulçues. Mund të keni një gjumë të lehtë për shkak të ndërprerjes gjatë gjumit. Kjo mënyrë e ndërprerjes së frymëmarrjes mund të përsëritet disa herë gjatë natës.

Njerëzit të cilët vuajnë nga apnea obstruktive e gjumit përjetojnë moment të ngadalësimit të frymëmarrjes ose ndalimit të saj të paktën pesë herë gjatë një ore gjumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: