Pas debutimit spektakolar të Shaqirit, tifozët e Liverpulit e kanë bombarduar faqen e Geri Nevilit në “Twitter” me videon e golit të tij kundër Mançesterit, pasi legjenda e “djajve” e quajti një lojtar dembel dhe joprofesionist Xherdanin pas transferimit të tij në “Anfield”.


Gjatë komentit të Botërorit, ish-mbrojtësi i Anglisë tha për lojtarin e Zvicrës: “Unë nuk jam një tifoz i Shaqirit për të qenë i sinqertë. Dhe ajo që e përkeqësoi opinionin tim, ishte distancimi i tij nga shokët e skuadrës te Stoku. Ata ishin joprofesionalë sezonin e shkuar dhe pa dyshim ai është mishërimi i mungesës së saj. Ai mund të shkëlqejë në një ndeshje, por zhduket në tre të tjera”.


Pas mesazheve të djeshme, Nevil reagoi sërish me ironi: “Shpresoj të mos më dërgoni mesazh sa herë ta shikoni atë të qëndrojë në qendër të mesfushës çdo herë kur skuadra juaj të jetë duke u sulmuar. Oh, dhe ai ka nevojë për Ronaldinjon që të luajë me të”.


Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/geri-nevil-tallet-serish-me-shaqirin-ka-nevoje-per-ronaldinjon-perkrahe/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb