FRANCË- Hetuesit francezë kanë gjetur sot kutinë e dytë të zezë të avionit të ‘Germanwings’ që u përplas në alpet franceze javën e kaluar, njoftoi prokurori i Marsejës.

Regjistruesi i parë u gjet pak orë pas aksidentit të ndodhur më 24 mars, nga ku dolën edhe të dhënat për autorësinë e ndihmës/pilotit gjerman Andreas Lubitz në këtë tragjedi.

Detajet nga regjistruesi i të dhënave të fluturimit konsiderohen jetike për hetimin mbi aksidentin, ndërsa informacioni përmban të dhëna mbi kohën e transmetimeve të radios, shpejtësinë e avionit, lartësinë dhe drejtimin. Në bordin e avionit ndodheshin 150 persona ndërsa avioni ishte nisur nga Barcelona drejt Duseldorfit.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: