Steven Gerrard mund të rikthehet në Premier League, kësaj radhe si trajner. Everton është interesuar për të zëvendësuar Ancelottin dhe ka zgjedhur pikërisht legjendën e Liverpool.

Gerrard ka fituar simpati në botën e futbollit si trajner pas fitimit të kampionatit me Rangers që u shënua si ngjarje historike në Skoci.

Problemi i vetëm është se Everton është skuadra rivale e Liverpool për shkak se janë të të njëjtit qytet. Ndoshta tifozët e ‘The Reds’ mund të zhgënjehen nëse Gerrard zgjedh Evertonin dhe sfidon Liverpool.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb