LUSHNJE

Një pronar i 2 fadromave është gjobitur pasi këto mjete të rënda përdoreshin për të nxjerrë inerte nga lumi Seman në fshatin Murriz- Kozare të Lushnjes.

Rasti është evidentuar ditën e djeshme teksa fadromat po gërryenin shtratin e Semanit. Si përfundim është proceduar dhe gjobitur me 2 milionë lekë pronari i fadromave, Sh.G, 46 vjeç.

 

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë

 

Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i krimeve mjedisore.

 

Gërryen shtratin e lumit Seman me 2 fadroma, procedohet penalisht pronari i mjeteve të rënda.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me IKMT dega Lushnjë, gjatë ditës së djeshme, në fshatin Murriz-Kozare, kanë konstatuar 2 mjete të rënda duke nxjerë në mënyrë të paligjshme materiale inerte në shtratin e lumit Seman.

 

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, proceduan penalisht pronarin e mjeteve, shtetasin Sh. G., 46 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

 

Gjithashtu, IKMT mori masë administrative me gjobë 2 milion lekë, për shkeljen e kryer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb