Zëdhënësi i Presidentit të Republikës Ilir Meta, Tedi Blushi nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka reaguar për akuzat e bëra nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndërsa ka shpërndarë një video të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, ai thotë se tashmë kreu i PD është kthyer në mbretin e memeve.

Statusi:

BRAVO-BRAVA vazhdon të përflasë Presidentin e Republikës.

Kunatopozitë vetëm BRAVO-BRAVA ka, që gërvisht pak dhe fiton shumë.

Me këtë perlë të Estradës së Shkodrës, “Kunatin e shokut Xhemal”, që edhe sot i shkrin gazit të gjithë shqiptarët, e përshëndesim gazin e tranzicionit “Mbretin e Memeve”, që bën të qeshësh pa hap gojën, lere më kur flet.

Blushi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: