KOSOVE
Ditën e djeshme Getinjo dhe Viven Thano u filmuan me njëri-tjetrin. ‘Indeksonline’ publikoi një video ku ata bisedonin në një kafene në Ferizaj.

Videoja erdhi pak javë pasi ata njoftuan se i dhanë fund lidhjes së tyre që e nisën në ‘Big Brother VIP Kosova’. Ata fshinë fotot me njëri-tjetrin nga Instagrami dhe nuk ndiqen më.

E ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Vivien tha se lidhja mes tyre ka marrë fund dhe arsyeja, ose të paktën një nga arsyet përse, është pasi ajo dhe Getinjo i kanë nxituar pak gjërat mes tyre, gjë që ka sjellë më pas edhe prishjen e marrëdhënies.

Mirëpo, ka aludime se ribashkimi i tyre ka ardhur pasi janë në pritje të fëmijës së parë.

Vivien ka publikuar në Instagram një video ku vihen re barku paska më i rrumbullakosur mbi të cilin ajo mban dorën sikur e përkëdhel.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: