Akademiku Artan Fuga ka komentuar protestën e ditës së djeshme e cila u shoqërua edhe me forma të ndryshme dhune si nga protestuesit, shumica të rinj, por edhe nga efektivët e Policisë.

Fuga thotë se problemi që prodhon revoltimin e rinisë, që prej dy ditësh po shfaqet dukshëm në shumë qytete pas vrasës së 25-vjeçarit Klodian Rasha, është se shoqëria i ka futur të rinjtë në një socializim alternativ të detyruar.

Për termin e fundit Fuga thekson se është si një geto moderne, teka thekson se autizmi social po bën kërdinë në Shqipëri.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Problemi qe prodhon revoltimin e rinise shqiptare,i cili shfaqet ne dhjetra forma,  eshte se shoqeria i ka futur te rinjte ne nje “socializim alternativ te detyruar”, si nje geto moderne.

Nuk e kupton ndokush kete term? Epo cfare te bej une? Hajde bejme llogje logoreje te merzitshme monologu ne tv.Ketu autizmi social po ben kerdine.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb