Padyshim një nga surprizat më të bukura të puntatës së fundit të “Shiko kush Luan” për këtë sezon ka qenë pjesëmarrja e Getoar Selimit dhe Majk.

Përveçse rrëfyen plane profesionale dhe kënduan këngët e tyre më të mira, Getoar dhe Majk dhuruan spektakël të vërtetë me sportivitetin e treguar në lojërat e zhvilluara për ta por edhe pyetjeve pikante.

Këtë herë përballë kunatës së tij, Luana Vjollcës, Getoari s’mund t’i ‘shpëtonte’ pyetjeve që përfshinin edhe Marinën. Ndër pyetjet që Luana e bëri më buzëqeshje dhe shumë qejf ishte ajo se kur Getoar dhe Marina planifikojnë të shtojnë familjen e tyre me një fëmijë.

“Zoti e din por gjithsesi ne jemi gati se jemi te martum…” – u shpreh Geti duke qeshur e duke na lënë të kuptojmë se nuk do të jetë e largët dita kur ai dhe Marina do të bëhen prindër për herë të parë.

Edhe ne mezi po presim për lajmin e bukur!

(Tch)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb