Mbrëmjen e sotme u luajtën disa prej ndeshjeve të javës së 5-të në Bundesligën gjermane. Bajerni i Mynihut, u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi me Augsburgun.

Për ekipin e Kovaç, shënoi Arjen Roben në minutën e 48-të, por teksa bavarezët po shkonin drejt marrjes së 3 pikëve, Feliks Gëtze, vëllai i Mario Gëtzes, që ka dalë edhe nga të rinjtë e Bajernit, shënoi në të 87-tën. Vetëm 19-vjeç, këtë sezon ai u transferua tek Augsburgu nga ekipi i dytë i Bajernit, dhe që në ndeshjen e parë ndaj bavarezëve, ia doli që të lërë gjurmë.

Shalke vazhdon krizën e thellë ku është zhytur. Në transfertën ndaj Frajburgut, “minatorët” u mundën me shifrat 0-1, dhe kjo ishte humbja e pestë në pesë ndeshje. Në takimet e tjera, Hofenhajmi fitoi 1-3 ndaj Hanoverit, ndërkohë që më herët, Verder Bremen fitoi po me shifrat 3-1, ndaj Hertës së Berlinit./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: