Pronari i një dyqani me elektro-shtëpiake pranë një qendre tregtare në kryeqytet ka alarmuar policinë këtë mëngjes.

Shtetasi S.A ka gjetur xhamin e dyqanit të thyer dhe disa gëzhoja arme zjarri pranë tij dhe ka njoftuar menjëherë blutë e Tiranës. Këta të fundit mësohet se kanë mbërritur në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.

NJOFTIMI I PLOTË
Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb