Sidrit Bejleri së bashku me bashkëshorten e tij Meri vizituan banesën e Venetikës në Cërrik. Me vetë kanë sjellë në lajm të mirë se për jetimët e pambrojtur emisionit i shqiptarëve do u dhuronte një banesë të ngrohtë dhe të bukur.

“Burri im ishte i sëmurë, punonte aq sa të ushqeheshim, nuk arriti për përfundojë banesën, e kam parë emisionin tuaj, atje lotët e hidhërimit kthehen në lot gëzimi. Dua tu kërkoj të më siguroni jetën e fëmijëve”, -thotë Venetika.


“Ne jemi këtu tu ndihmojmë, këtu është shumë ftohtë, ti gjithë këto vite ke jetuar kështu por nuk është e drejtë për këta fëmijë të jetojnë këtu me këto kushte, ne do lëvizim diku të gjithë së bashku, tani po bie shi nuk do rrimë më këtu”,-u tha Sidriti. Venetika dhe tre fëmijët e mitur bashkë me Sidritin dhe Merin u futën tek shtëpia e re, fëmijët realizuan edhe ëndrrën e tyre pasi kanë krevatet e tyre marinar. Venetika e cila po rrit e vetme tre fëmije te mitur duke u dridhur nga gëzimi tashmë tha se sot emisioni i shqiptarëve i ka bërë dhuratën më të bukur të jetës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb