TIRANE – Kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e zotit Gëzim Musabelli, në postin e zëvendësministrit të Energjisë dhe Industrisë. Gëzim Musabelli ka mbajtur më herët pozicionin e Drejtorit të Politikave dhe Burimeve Ujore në Ministrinë e Mjedisit.

Gjithashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Rama ka firmosur dhe lirimin nga detyra të zv/ministrit të Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj dhe emërimin në këtë detyrë të Ilir Markos.

Ilirjan Mustafaraj largohet pas daljes në pension, kurse Marko deri tani mbante pozicionin e Drejtorit të Inspektimit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.
VENDIM PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
Z. Gëzim Musabelli emërohet zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

***
VENDIM PËR LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
VENDOSI:
1. Z. Ilirjan Mustafaraj, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ilir Marko emërohet zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: