Drejtuesja politike e Partisë Demokratike, për Kavajën dhe Rrogozhinën, Grida Duma, ka uruar mësueset përmes një video.

Mesazhin e saj, Grida Duma e ka përqendruar në qytetin e Kavajës, ku ka përcjellë rrëfimet, ndjenjat dhe përjetimet e disa mësuesve të nderuara të qytetit.

Në tërësi, ish-deputetja i quan mësuesit misionarë dhe thekson se mësuese është esenca e ndërtimit të një njeriu, jo thjesht nga librat, por nga njeriu i librit.

Postimi i plotë i Grida Dumës:

Gëzuar 7 Marsin misionarë! Urimin e madh për profesionin më fisnik ia dedikoj sot mësuesve të Kavajës!
Kur i dëgjova disa prej mësueseve të vyera që do të shihni, mendova që mendjet e bukura “takohen” gjithmonë.
Gjithçka që thonë këto mësuese është esenca e ndërtimit të një njeriu jo thjesht nga librat por nga njeriu i librit.
Gëzuar fisnikë të dijes dhe shoqërisë! Gëzuar dashuri të brezave që rriten!
Mirënjohje për punën dhe përkushtimin Tuaj!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: