Pranë bashkëshortit, reperit Jay-z dhe tre fëmijëve të tyre, Beyonce shuan sot 40 qirinj. Ikona e stilit dhe bukurisë, përveçse një mbretëreshë e muzikës, ajo është edhe një shembull i body positive. Por për dekadën e saj të re ajo ka vetëm një dëshirë, që e ka deklaruar në një intervistë për Harper’s Bazaar.’Dua të eksploroj disa pjesë të miat që nuk kam pasur kohë ti zbulojë dhe të shijoj bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Dua të udhëtojë por jo për punë’.

Beyonce ka lindur në Houston në 4 shtator 1981 dhe është bërë një divë në një moshë shumë të re. ‘Kam filluar të marr leksione muzike nga një mjeshtre opere, që kur isha 9 vjeç. Në moshën 10 vjeçare kisha regjistruar të paktën 50 apo 60 këngë në studio regjistrimi’, ka deklaruar artistja. Në 1997 vetëm, 16 vjeç, ajo publikoi së bashku me grupin Destiny’s Child këngën Killing Time, që u bë kolona muzikore e filmit ‘Men in Black’. Në të njëjtin vit, del edhe albumi i saj i parë, ndërsa 21 vjeç arrin suksesin botëror me këngën Crazy in love.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përveç 6 albumeve ajo ka marrë pjesë edhe në kinema. Tani shoh të ardhmen: ‘Dëshira ime është që 40 vitet e mia të jenë zbavitëse dhe në liri të plotë. Dua të ndjej çdo ditë të njëjtën liri që provoj në skenë’, ka përfunduar këngëtarja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb