E paharrueshme kur bënte piruetë së bashku me Patrick Swayze në filmin kult ‘Dirty Dancing’, sot Jennifer Grey feston 60-vjetorin. Ikonikja ‘Baby’ ishte 27 vjeç kur falë rolit të saj në filmin e 1987, hyri direkt në Olimpin e Hollywood… me një kërcim të shfrenuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

E lindur në 26 mars 1960 në Manhatan, New York, Jennifer Grey është vajza e Joel Grey, fitues i cmimit Oscar për filmin ‘Cabaret’. Pas sukseseve të mëdha në filmin e Emile Ardolino, ku interpretonte rolin e Frances Houseman, Jennifer ka marrë pjesë në të paktën 17 filma të tjerë në kinema dhe në një numër serish televizive si Friends, Dr House-Medical Division dhe Grey’s Anatomy.

Si një ‘jo balerinë’, pasi ajo vetë shpesh herë e ka pranuar që nuk ka kërcyer më që nga kohët e ‘Dirty Dancing’, as dhe me ‘bashkëshortin në martesa’, Grey ka marrë pjesë në 2010 në programin ‘Dancing With The Stars’, duke fituar në çift me balerinin Derek Hough.

Por pavarësisht sukseseve artistja gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar dhe ka preferuar të qëndrojë sa më larg nga reflektorët pas aksidentit në 1987, kur ishte e fejuar me aktorin Matthew Broderick dhe gjatë të cilit vdiqën dy femra.

Edhe pas suksesit të Dirty Dancing ajo preferoi të qëndronte në hije, duke vazhduar edhe sot të bëjë të njëjtën gjë, me bashkëshortin aktorin dhe regjisorin Clark Gregg, të martuar në 2001 dhe vajzën Stella, e lindur në të njëjtën vit.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb