Gëzuar ditëlindjen Michael Kirk Douglas, fitues i dy çmimeve Oscar, 4 Golden Globe, një çmim BAFTA dhe një Cmim Emmy.

I lindur në 25 shtator 1944, ai është pa dyshim një nga yjet më të famshëm të Hollivodit të dekadave të fundit. Michael është djali i aktorit Kirk Douglas, që ka marrë një kandidaturë për Golden Globe si aktori më i mirë debutues.

Në 1980 Douglas pësoi një aksident në ski dhe u detyrua të braktisë skenat e kinemasë për tre vite, për shkak të rehabilitimit fizik. Ai u kthye në skenë në 1983 me filmin policesk ‘I dënuar me vdekje për mungesë të dhënash’. Suksesi i vërtetë i aktorit erdhi në 1984 me “All’inseguimento della pietra verde”, së bashku me Kathleen Turner e Danny DeVito. Në 1987 është vitit i filmit ‘Tërheqje fatale’ me Glenn Close.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Lista e filmave të akatorit Douglas është shumë e gjatë. Në fillim të viteve 90-të, për shkak të problemeve me alkoolin Douglas u detyrua të largohej sërish nga skena. Ai u kthye në kinema në 1992, me ‘Basic Instick’, së bashku me aktoren e famshme Sharon Stone. Në 1993 ai ishte protagonist në “Un giorno di ordinaria follia”, duke hyrë në listën e interpretimeve të tij më të arrira. Në 1998 Douglas merr Cmimin Cesar të karrierës. Ai është i martuar prej vitesh me aktoren e famshme Catherine Zeta-Jones me te cilën ka dy fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb