VLORË

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka uruar nga Vlora festën e Pavarësisë së Shqipërisë. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

Ajo shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb