6 maji shënon ditëlindjen e Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Këtë ditë, e ka kujtuar ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila në një postim në rrjete sociale, uron ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim shkruan se Gjergj Kastriot Skënderbeu është një frymëzim për të gjithë, e që guximi dhe këmbëngulja e tij mbetet e gjallë ende në zemrat e shqiptarëve.

“Pavarësisht nëse e njihni si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e shpalli veten Dominus Albaniae (“Zoti i Shqipërisë”) dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405.

Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku qëndron kjo statujë e tij në Michigan.

Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë – një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruan ambasadorja Yuri Kim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb