Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar festën e Sulltan Novruzit për gjithë besimtarët bektashinj.

Basha shpreson që kjo ditë të jetë ogur i mbarë për çdo shqiptar e familje që i lutet Zotit për të mirën, shëndetin e ngadhënjimin mbi të keqen.

Sot besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Sulltan Nevruzit që është dita e fisnikërisë së tyre.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Të dashur besimtarë bektashinj!
Gëzuar nga mot Sulltan Novruzin!
Qoftë kjo ditë e bekuar një ogur i mbarë për çdo shqiptar e për çdo familje që sot i lutet Zotit për të mirën, shëndetin dhe ngadhënjimin mbi të keqen!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb