TIRANË

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka uruar të gjithë ushtarakët shqiptarë dhe familjet e tyre për Vitin e Ri. Me një video ku Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura performon “Bareshën” e famshme, Xhaçka shpreh mirënjohjen për çdo efektiv të FA-ve.

“Gëzuar Vitin e ri 2019!
Mirënjohje e krenari për çdo efektiv të Forcës së Armatosur, që në 365 ditë të vitit i gjenden pranë familjeve shqiptare.
Urimi im, këtë fundviti shkon veçanërisht për fëmijët e ushtarakëve dhe të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët janë forca dhe mbështetja më e madhe për prindërit e tyre.
Qofshi përherë të qeshur!”, shkruan ministrja e Mbrojtjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb