Organizata “Global Financial Integrity” ka publikuar një raport për vitet 2004-2013 për transfertat e paligjshme bankare në të gjithë botën duke u përqendruar kështu në vendet e varfra dhe ato në zhvillim, përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Në vitin 2004 kanë dalë nga Shqipëria 13 milionë dollarë të dyshimta; në vitin 2005 një shifër shumë më e lartë se ajo e një viti më parë, 92 milionë dollarë; dhe në vitin 2006, 107 milionë dollarë.

Viti me shumën më të madhe të transfertës së dyshimtë është 2008, me 305 milionë dollarë, por ka pësuar rënie në vitin 2010, pasi është shënuar shuma prej 190 milionë dollarësh. Në vitin 2013 ka një rënie edhe më të thellë, pasi është transferuar shuma prej 18 milionë dollarësh, njofton raporti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: