AFGANISTAN- Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, thotë se negociatat me talibanët janë e vetmja rrugë për sjelljen e paqes në Afganistan.

Këto komente ai i ka bërë sot me rastin e festës myslimane të Bajramit, që e shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. “Negociatat janë zgjidhje, mënyrë dhe kjo është ajo që vendi ynë e dëshiron, ndalja e gjakderdhjes”, tha Ghani.

Ai, më tutje, e ka falënderuar liderin shpirtëror të talibanëve afganë, Mullah Mohammad Omar, për mbështetjen e bisedimeve paqësore. Në një deklaratë më 15 korrik, raportohet se Omar i ka vlerësuar bisedimet paqësore me qeverinë afgane si “legjitime”, duke thënë se qëllimi i procesit është “përfundimi i okupimit” nga forcat e jashtme, citon rel.

Më 7 korrik në Pakistan është mbajtur takimi i parë ndërmjet delegatëve talibanë dhe pjesëtarëve të Këshillit të Lartë për Paqe të Afganistanit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: