Sulmuesi i Kombëtares, Giacomo Vrioni, ka mbërritur në Amerikë, ku do të startojë një aventurë tjetër në karrierë këtë herë në MLS te skuadra e New England Revolution.

23-vjeçari është pritur nga disa tifozë të skuadrës në aeroportin e Bostonit në çastin e mbërritjes, me sulmuesin kuqezi që ka dhënë disa autografe për të pranishmit.

Tashmë Vrionit i mbetet vetëm të bëjë debutimin në fushë me skuadrën amerikane, e cila e transferoi nga Juventusi duke paguar 4 milionë euro për kartonin e tij. Sulmuesi kuqezi bëri një sezon fantastik në Austri, teksa u shpall golashënuesi më i mirë. Tani nis një aventurë e re për futbollistin shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb