ITALI-Ka kaluar një verë shumë të bukur duke u zbavitur me të dashurit e saj Alessandro Nasi dhe fëmijë të saj, por kur takon ish bashkëshortin, Alena Seredova nervozohet.

Të paktën kështu duket në disa foto të publikuara nga e përjavshmja Nuovo, ku shfaqet me Gigi Buffon.

Të dy shfaqen dukshëm me turinj të varur dhe në distancë. Tani ai jeton në Paris dhe ajo sapo është transferuar, por mbetet gjithmonë në Torino.

Tani që ish futbollisti bardhë e zi është transferuar Oltralpe, për Seredovan do të jetë më e thjeshtë të frekuentojë Juventus Stadium, pa rrezikuar të ketë takime të sikletshme në tribunë.

Ndër të tjera familja e madhe nuk i pëlqen Seredovës dhe sa herë takon ish-in e saj buzëqeshja i shuhet.
Fotot e revistës i tregojnë të dy në Torino dhe klima mes tyre duket e akullt. Një tjetër atmosferë nga ajo që tregon me foto në rrjetet sociale Seredova me të dashurin e saj Nasi, ku nuk mungojnë përkëdheljet dhe puthjet.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb