Historia e dashurisë mes Anna Tatangelos dhe Gigi D’Alessio ka mbërritur në fund. Lajmin e kanë dhënë dy këngëtarët në rrjetet sociale me një postim të gjatë. Marrëdhënia e tyre, e filluar në 2006, kishte disa kohë që shkonte me ulje-ngritje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Zërat për një krizë mes tyre në javët e fundit ishin bërë gjithmonë e më të dukshme dhe tani vjen konfirmimi.

‘Nuk jemi më bashkë prej pak kohësh’. Kështu kanë shkruar Anna dhe Gigi në një mesazh të rrjetet sociale. ’E provuam me çdo mënyrë, por nuk ja dolëm. U ndodh pothuajse të gjithëve, na ndodhi edhe ne. Rrugët tona ndahen këtu, por jemi të sigurt që do të ecim gjithmonë pranë njëri-tjetrit për djalin tonë Andrea. Dhe për të mirën e tij shpresojmë të ruhet privatësia jonë, në një moment të vështirë dhe delikat’.

D’Alessio dhe Tatangelo kanë zgjedhur të njëjtat fjalë për t’u treguar fansave fundin e dashurisë së tyre. Edhe një herë në 2017 çifti i nda, për tu kthyer pastaj sërish bashkë disa muaj më pas.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb