Thashethemet për romancat e reja në botën e showbiz vazhdojnë dhe mes protagonistëve si Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid, të cilët thuhet se janë tashmë një çift i ri. Në fakt, thashethemet u ndezën kur aktori 47-vjeçar u pa duke dalë nga një hotel në Paris, pak orë pas modeles 27-vjeçare, gjatë Javës së Modës.

Akomodimi në Hotel Le Royal Monceau, kushton rreth 1500 euro nata, nga ku modelja u largua rreth orës 22 dhe aktori rreth orës 01:00. DiCaprio fshehu fytyrën e tij nga fotografët, ndërsa Hadid ishte e gjitha e buzëqeshur dhe kishte veshur pantallona ngjyrë bezhë të shoqëruar me një bluzë të bardhë, një xhaketë kafe dhe një çantë dore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas Entertainment Tonight, ata të dy janë “takuar rregullisht”, ku aktori është “i përkushtuar” ndaj Gigi-t, “lloji i gruas që ai zakonisht tërhiqet”.

Hadid ka një vajzë, Khai 2-vjeçare, me ish-partnerin Zayn Malik, ndërsa DiCaprio së fundmi është ndarë pas një lidhjeje katërvjeçare me modelen dhe aktoren Camila Morrone.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb