Luksoze nga natyra, kadifeja këtë sezon po rifutet tek ne dhe vjen në formën e veshjeve, por edhe aksesorëve që pretendojnë fuqishëm një vend në garderobën tonë. Ndërsa një fustan apo fund prej kadifeje mund të na ofrojë një pamje mbrëmjeje me ndikim të lartë, moda këtë vit dëshiron që ne ta inkorporojmë atë edhe në veshjet tona të mëngjesit.

Megjithatë, Gigi Hadid e ka veshur në mënyrën më të përditësuar, me një kostum blu, të cilin e ka shoqëruar me një këmishë të bardhë dhe taka të bardha.
Veshja e saj ra në sy si për ngjyrën ashtu edhe për teksturën, ndërsa kishte firmën e Tommy Hilfiger. Ky është një trend që e pamë edhe në pasarelat e shtëpive të tjera për këtë vjeshtë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alberta Ferretti dhe Elie Saab gjithashtu kanë përfshirë këtë veshje të veçantë në koleksionet e tyre këtë sezon me xhaketën me vija të viteve ’70. Nga ana tjetër, Vetements zgjedh një blu më të kaltër, me një xhaketë sportive oversize dhe pantallona me rrip në bel. Një version ndryshe i kostumit legjendar prej kadifeje (në të kuqe) të veshur nga Gwyneth Paltrow në vitet ’90, e ka bërë paraqitjen e saj të paharrueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb