Selena Gomez dhe Zayn Malik së fundmi janë parë në një restorant në Nju Jork, duke ndezur zërat për një romancë të mundshme mes dy të famshëmve. Kjo gjë ka shkaktuar shumë interes në industrinë e showbiz, aq më tepër që ish-partnerja e Malik, Gigi Hadid dhe Gomez janë shoqëruar dhe të gjithë po pyesin për reagimin e modeles së njohur.

Romanca e supozuar vjen pasi lidhja gjashtëvjeçare e Hadid-it me Malik përfundoi në vitin 2021. Ish-çifti kanë një vajzë së bashku dhe duket se modelja nuk e ka problem që ish-i i saj të vazhdojë me lidhje të reja.

Sipas një burimi që foli për US Weekly, Gigi Hadid është e lumtur që Malik po takohet sërish dhe për sa kohë që ai mbetet një prind i mirë për vajzën e tyre, ajo nuk ka asnjë problem me këdo që është në lidhje.

Në fund të fundit edhe Hadid ka vazhduar me njohje të reja kujtojmë kështu Leonardo DiCaprio. Ndërsa thashethemet për lidhjen e tyre mbeten të pakonfirmuara, të dy u panë duke u argëtuar së bashku në shtator.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb