Vogue Italia është vënë në qendër të debateve në web për shkak të kopertinës për revistën e muajit maj. E fotografuar nga fotografi Steven Klein së bashku me modelin Justin Martin, Gigi Hadid është shfaqur me një tonalitet lëkurë shumë ndryshe nga i saj.

Shumë i ndryshëm dhe i errët sipas shumë përdoruesve të internetit, të cilët ironizojnë për foton duke thënë që ose është përdorur shumë photoshop ose për modelen janë përdorur tone shumë të errëta make-up.

Bëhet fjalë për një stil make-up teatror, i lindur në Shtetet e Bashkuara në shekullin e XIX, i përdorur nga aktorët e bardhë për të përfaqësuar personat me ngjyrë.

Në valën e madhe të kritikave ka edhe nga ata që mbrojnë revistën, duke thënë që një modele pikërisht për arsye profesionale, mund të transformohet në një set fotografik.
(da.xha/BalkanWeb)
1525419337351

screen-shot-2018-05-03-at-15.19.56
images

Gigi-Hadid-Street-Style

download

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: