Të gjithë folën përveç saj. Gjatë këtyre muajve Gigi Hadid nuk ka thënë asnjë deklaratë të vetme për ndarjen nga Zayn Malik dhe problemet e tij me nënën e saj Yolanda Hadid.

Por veprimi i saj i fundit tregoi shumë- pavarësisht të gjithave ajo e respekton ende atë. Si shumë personazhe të tjera, edhe Gigi Hadid ka uruar publikisht në ‘Ditën e Baballarëve’ të atin, Mohamed. Ajo publikoi në Instagram një foto ku ai e puthte në faqe duke shkruar: “Gëzuar Ditën e Baballarëve, babi. Të Dua”.

E fill pas kësaj ndau një foto të Zayn duke luajtur me vajzën e tyre, Khai. Sigurisht ajo nuk ka kapur portretet e tyre sepse dyshja e ka ruajtur me fanatizëm të voglën nga syri publik. Krah saj, supermodelja shkruan: “Gjithashtu edhe babait të Khait.”

Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi ish-anëtari i ‘One Direction’ ndau në Instagram një postim të ish-partneres për përdorimin e armëve në SHBA.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Supermodelja, 27 vjeç dhe Zayn ishin në një lidhje për gati gjashtë vjet përpara se të ndaheshin në mënyrë diskrete në tetor 2021. Ndarja e tyre ndodhi pasi u raportua se Yolanda e akuzoi Zaynin se e kishte goditur gjatë një mosmarrëveshjeje. “Zayn dhe Gigi janë ndarë në heshtje”, tha një burim për E!News asokohe. “Ata kishin probleme për një kohë dhe u përpoqën t’i kuptonin, por thjesht nuk funksionoi. Zayn vazhdon të jetë shumë i përfshirë në jetën e Khai-t dhe ai dhe Gigi ende kujdesen për njëri-tjetrin”.

Gigi dhe Zayn patën një marrëdhënie të vështirë edhe para se të mirëprisnin vajzën e tyre tashmë 1-vjeçare, Khai, në shtator 2020. Dyshja fillimisht u ndanë në qershor 2016, por u kthyen së bashku pas vetëm disa ditësh. Ata përsëri ndanë rrugët në mars 2018 vetëm për t’u pajtuar një muaj më vonë. Më pas u ndanë përsëri në janar 2019, por u kthyen së bashku në janar 2020, duke u bërë më pas prindër.

Problemet e tyre familjare arritën kulmin më 29 shtator 2021, kur Zayn pati një grindje me Yolanda në shtëpinë e tij në Pensilvani. Ish-modelja holandeze paditi ish-dhëndrin se “e shtyu në një komodinë, duke shkaktuar ankth mendor dhe dhimbje fizike“. Ai dyshohet se gjithashtu e shau Yolandën dhe e quajti atë “një z*skë holandeze” duke i kërkuar të qëndrojë larg vajzës së tij.

Fillimisht, Zayn pohoi se raportet se ai kishte goditur Yolandën ishin ‘akuza të rreme’, por megjithatë vendosi të mos i kundërshtont. Në një deklaratë në Twitter, ai shkroi, “Siç e dini të gjithë, unë jam një person privat dhe dua shumë të krijoj një vend të sigurt dhe privat ku vajza ime të rritet. Një vend ku çështjet private të familjes nuk hidhen poshtë. Në një përpjekje për të mbrojtur atë hapësirë për të, pranova të mos i kundërshtoja pretendimet që lindin nga një debat që pata me një anëtar të familjes së partneres sime, i cili hyri në shtëpinë tonë ndërsa partneri im ishte larg.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: