Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagon pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, teksa publikon në ‘Facebook’ një video, ku kryeministri Edi Rama lavdëronte Kajmakun gjatë fushatës elektorale dhe me stë tjerash thoshte se “Gimi është si puna ime.

Përbri video-mesazhit, Paloka shkruan se “tani e kanë kuptuar të gjithë, jo vetëm “Gimi”, po gjithë tufa e kriminelëve që u emëruan deputetë e kryetarë bashkie, kanë fytyrën tënde”.

Mesazhi i Palokës:

Me gojen e tij: “Gimi eshte si puna ime…”
Tani e kane kuptuar te gjithe, jo vetem “Gimi” po gjithe tufa e krimineleve qe u emeruan deputete e kryetare bashkie, kane fytyren tende

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb