Ajo prej pak kohësh ka festuar 90 vjetorin e saj dhe tani Gina Lollobrigida është gati për të marrë vlerësimin e saj më të rëndësishëm, një Yll në Walk Fame të Hollywood-it.

Në 1 shkurt diva do të jetë në Los Angeles për pozën zyrtare dhe për të marrë Filming On Italy Awards.

Ka qenë Tiziana Rocca e cila ka shënuar në Hollywood Chamber of Commerce emrin e Lollo për ta vendosur mes kandidateve për çmimin e Yllit.

Ajo e Lollobrigidës, e votuar në unanimitet, është ylli i 14-të që mban një emër italian.

Instituti italian i Kulturës në Los Abngeles do ti dorëzojë Lollobrigidës edhe çmimin IIC Los Angeles Creativity Award, mirënjohja e shkëlqyer italiane në botë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb