Pas xhestit simbol të bërë në sfilatën e modës, ku modelet parakaluan në heshtje në mbështetje të Ukrainës, grupi Armani ka njoftuar se do të japë 500 mijë euro për refugjatët dhe mbrojtjen e tyre.

Shuma që finalizohet nëpërmjet UNHCR, do të shkojë si asistencë për të mbrojtur personat që detyrohet të lënë vendin e tyre si pasojë e konfliktit dhe jo vetëm kaq. Grupi do të japë gjithashtu veshje të nevojshme për refugjatët, që do të shpërndahen nëpërmjet Komunitetit të Sant’Egidio, që është prezent dhe shumë aktiv në zonat e konfliktit në Ukrainë, shpjegohet në komunikatën për shtyp.

Nëpunësit e Grupit do të ketë mundësinë të japin kontributin e tyre personal duke marrë pjesë në fazën e përgatitjes dhe dërgimit të ndihmave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb